katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    9 hours ago
    Osmani takon ndihmëssekretarin e Shtetit: Kosova e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-në
    9 hours ago
    Bluesky sjell njoftime më inteligjente dhe të personalizuara
    11 hours ago
    PE-ja konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    9 hours ago
    “Newborn Kosova” rikthen atmosferën festive në Deçan – 180 artistë, një skenë shumëngjyrëshe
    11 hours ago
    Afati për aplikim në master në UP zgjatet deri më 12 korrik
    15 hours ago
    “Prishtina elektronike” – kryeqyteti shndërrohet në qendër të E-sports për 5 ditët e ardhshme
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    9 hours ago
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    9 hours ago
    Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?
    9 hours ago
    Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të Artë”!
    10 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    4 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    14 hours ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    15 hours ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    1 day ago
    E vërteta rreth konsumimit të matcha çdo ditë dhe efektet e saj në trupin tuaj!
    1 day ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    14 hours ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    15 hours ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    15 hours ago
    Britania bëhet gati për ekspozitën më të madhe të Henry Moore
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Një vrap historik – Kosova debuton në Lojërat Paralimpike
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Një vrap historik – Kosova debuton në Lojërat Paralimpike

Last updated: 29/08/2024 2:16 PM
143 Shikime
Shpërndaje
Foto: Umit Bektas /Reuters

Grevist Bytyqi, po shkruan historinë e Kosovës duke u bërë paraatleti i parë që merr pjesë në Lojërat Paralimpike, të cilat zhvillohen në Paris nga 28 gusht deri më 8 shtator. Ai bart flamurin kosovar duke shpërfaqur jo vetëm një arritje të madhe sportive për Kosovën, por edhe një dëshmi të fuqisë njerëzore për të kapërcyer çdo pengesë. 

“Ne do të përfaqësohemi me paraatletin tonë Grevist Bytyqi, që do të garojë më datën 31 gusht në disiplinën e atletikës në vrapim dhe po uroj që gjithçka do të shkojë mirë dhe të na sjellë rezultate, por mbi të gjitha të jetë me me kriteret dhe me standardat fair-play dhe ajo është medalja më e mirë prezantimi që do ta bartë mbi supe sportisti, paraatleti ynë, Grevist Bytyqi.“

grevist bytyqi /facebook

Përfaqësimi i Kosovës në Lojërat Paralimpike nuk ka qenë proces i lehtë. Është një grua që ka punuar vazhdimisht për të drejtat e  personave me aftësi të kufizuara dhe gjithëpërfshirjen. Andaj, Katror Media këtë edicion të Aktivizmit Qytetar ia kushton Njomza Eminit, presidentes së Komitetit Paralimpik.   

Njomza Emini /foto: katror media

Mundesh me e lexu edhe…

Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë

“Dyert që sot janë hapur për Kosovën në lojërat paralimpike nuk u hapën lehtë. Ato u hapën falë sakrificës, pasionit dhe përkushtimit të paepur të çdo individi që ka qenë pjesë e kësaj rruge. Duhet të kesh një zemër të madhe, që të jesh pranë atyre që kanë nevojë dhe që kanë talent dhe që mundësitë duhet t’i krijosh për talentin që e kanë, por edhe për pasionin që të merren me sport. Unë motivin e kam nga prindërit e mi, jam rrit në frymën e tyre që t’i ndihmoj, por edhe të jemi në ndihmë aty ku mundemi ne, si qytetarë në radhë të parë, por edhe si përfaqësues publikë, kudo që jemi në pozita të ngrisim zërin për të drejtat e tyre për të qenë ata të barabartë,” shprehet Emini.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Njomza Emini /foto: katror media

Kosova u bë anëtare e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar (IPC) në vitin e kaluar, gati nëntë vjet pas pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Kosova tashmë është paraqitur në tri edicione të Lojërave Olimpike, por ka munguar në Lojërat Paralimpike në “Rio 2016” dhe “Tokio 2020” për shkak që nuk ishte anëtare e IPC-së. Lojërat Paralimpike, janë ngjarje madhore multi sportive për sportistët me aftësi të kufizuara dhe zakonisht mbahet pak javë pas Lojërave Olimpike. Grevist Bytyqi debuton më 31 gusht në Paris 2024.

“Sot është një vit që do të mbahet mend për një kohë të gjatë në historinë tonë kombëtare. Sot, për herë të parë, Kosova po nis që të ngrejë flamurin e saj në skenën më të madhe sportive botërore: Lojërat Paralimpike. Ky është një moment që na mbush me krenari të pamasë dhe me emocione të thella, sepse jemi këtu falë përkushtimit dhe kontributit të secilit prej jush që ka besuar dhe ka punuar për këtë lëvizje të shenjtë“, shton ajo.

Prezantimi i Kosovës me paratletin Grevist Bytyqi, jep shpresë për secilin person me aftësi të kufizuar e që sportin e ka pasion. Jashtë pjesëmarrjes në lojëra paralimpike, apo gara të ndryshme vendore e ndërkombëtare, Njomza Emini thotë se sporti është një nga hapat kryesorë që kontribuon në gjithëpërfshirje. Për ta arritur këtë thotë se merret çdo ditë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Njomza Emini /foto: katror media

“Përmes sportit personat me aftësi të kufizuar integrohen. Sporti është mjeti kryesor edhe në zbulimin e talenteve, por edhe në edukimin fizik të tyre. Ne kemi publiku edhe një libër gjithëpërfshirja në edukimin fizik me autorët Ahmet Mahmutaj dhe Enver Ulaj, ku përmes këtij libri dëshirojmë që promovojmë dhe të sensibilizojmë, por edhe të përdoret në shkollat fillore dhe të mesme ku në lëndën e edukatës fizike, fëmijët me aftësi të kufizuar, të rinjtë me aftësi të kufizuar mos të lihen anash dhe t’i inkuadrohen, tashmë edhe në programin që është akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ne, si Komitet Paralimpik i Kosovës jemi duke i zhvillu trajnimet në të gjitha shkollat të ciklit të ulët dhe të mesëm t’i trajnojmë mësimdhënësit në mënyrë që t’i demonstrojnë edhe sportet paralimpike me librin që e kemi botu. Ne dëshirojmë që mos të mbetet vetëm në teori, por edhe në praktikë sepse ka shumë mësimdhënës që e kanë vullnetin, por nuk e kanë metodologjinë apo edhe nuk dinë se si t’iu qasen fëmijëve me aftësi të kufizuara“, thotë Njomëza.

Njomza si në të kaluarën edhe sot, synon që gjithmonë të ngre zërin për të gjithë ata që përballen me sfida fizike dhe të eliminojë paragjykimet dhe ndryshimet e perceptimit të shoqërisë mbi personat me aftësi të kufizuara. Këtu përmend pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike si sukses që arrihet me punë dhe përkushtim.

Njomza Emini /foto: katror media

“Sot është Grevisti, por, nesër do të jenë shumë të tjerë që do të mbajnë lart flamurin e Kosovës. Ky moment është fryt i përpjekjeve tona të përbashkëta, i betejave të fituara dhe mbi të gjitha i besimit në vlerat që përfaqësojmë si Lëvizje Paralimpike. Në këto momente, më shumë sesa për ne që jemi këtu sot ndihemi krenarë që po u lëmë pas një trashëgimi të pasur gjeneratave që do të vijnë. Një trashëgimi e cila është ndërtuar mbi bazat e solidaritetit, barazisë dhe të drejtës për secilin që të shpreh talentin e tij, pa  marrë parasysh sfidat fizike me të cilat përballet“, thekson Njomëza.

Në Lojërat Paralimpike Paris 2024 do të marrin pjesë 184 shtete me mbi 4.400 atletë. Kosova, që merr pjesë për herë të parë shpresat i ka te Grevisti që udhëtoi për Paris përplot optimizëm. /Katror.info

Edicionin #59 të plotë e gjeni KËTU🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aktivizmi qytetardebutimgaratgrevist bytyqiLajme te miraLojerat Paralimpikenjomza eminiParis 2024peopleSportitopTophomevrap historik

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dy çmimet e garës së projekteve Best Pitch të PriFest jepen nga QKK
Artikulli i ardhshëm Sa shqiptarë të Kosovës jetojnë në Zvicër sipas statistikave?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

LajmePeople

Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale

16 Shikime
Lajme të miraPeople

Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë

20 Shikime
PeopleSporti n'Katror

Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?