Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), ka njoftuar se do të vazhdojë mbështetjen për PriFest, në vazhdën e mbështetjes së industrisë vendore të filmit.
Përmes një njoftimi në Facebook, Qendra Kinematografike e Kosovës njofton se do të japë 2 çmime për zhvillim të projektit në garën e projekteve Best Pitch që mbahet brenda platformës rajonale të industrisë filmike të PriFestit – PriForum.
Poashtu, QKK do të jetë nikoqir i pritjes në hapje të PriFest-it me filmin bashkëprodhim i Kosovës dhe Malit të zi ‘Lejlek’ nga Isa Qosja.
PriFest mbahet nga 10-15 shtator. /Katror.info