Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, tri arbitre femra do të jenë në Katar 2022. Stephanie Frappart, ruandezja Salima Mukansanga dhe japonezja Yoshimi Yamashita do të gjykojnë në Kupën e Botës.
Ato janë arbitret e para që drejtojnë një ndeshje të Kupës së Botës në historinë 92-vjeçare të kompeticionit. Tre femra do të jenë si asistente dhe ato janë: Neuza Back (Brazil), Karen Díaz Medina (Meksikë) dhe Kathryn Nesbitt (SHBA).
Stephanie Frappart ishte grua e parë që drejtoi një ndeshje të Champions League dhe në kualifikueset e Europianit. Mukansanga ishte e para femër që drejtoi një ndeshje të Kupës së Afrikës në fillim të këtij viti, ndërsa arbitrja afrikane do të sjellë me vete një histori shumë të veçantë.
“Kur shkova të shikoja ndeshjet e para të futbollit, pashë që brenda fushës kishte njerëz të quajtur arbitra dhe ata mund të merrnin vendime dhe të ndryshonin gjithçka në fushë. Kështu që u emocionova dhe që nga ai moment, kur isha ende në shkollën fillore, fillova të mendoj për ata njerëz. Nuk e dija se kishte shumë për të bërë, por fillova të mësoja hap pas hapi, vetë”.
Yamashita, arbitrja nga Japonia e ishte arbitrja e parë femër që arbitroi një ndeshje të Champions League-s aziatik./Katror.info