Fondacioni përshëndeti Selenën për punën e saj në rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor, si dhe për të qenë kaq e hapur me betejat e saj.
Selena Gomez është nderuar me çmimin prestigjioz të këtij viti Morton E. Ruderman. Fondacioni i familjes Ruderman theksoi punën e saj në thyerjen e stigmës së shëndetit mendor dhe edukimin e njerëzve mbi burimet në dispozicion, shkruan Arizona Daily Star.
“Jam e nderuar ta marr çmimim Morton E. Ruderman sivjet në përfshirje. Shëndeti mendor ndikon tek të gjithë ne dhe secili prej nesh duhet të luajë një rol për të siguruar që të gjithë, pavarësisht nga prejardhja e tyre, të kenë akses në shërbimet e shëndetit mendor”, tha Selena në një deklaratë.
Fondacioni përshëndeti Selenën për punën e saj në rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor, si dhe për të qenë kaq e hapur me betejat e saj. Ata vunë në dukje se ndarja e përvojës së saj me diagnostikimin me çrregullim bipolar i ndihmon të tjerët të ndihen më pak të vetmuar.
“Shëndeti mendor është personal për mua. Të kuptoj se si të menaxhoj shëndetin tim mendor nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por është diçka për të cilën jam duke punuar vazhdimisht dhe shpresoj se mund t’i ndihmoj edhe të tjerët të punojnë për të”, tha këngëtarja./Katror.info