Ligjvënësit e shtetit të Nju Jorkut kanë miratuar legjislacionin që ndalon platformat e rrjeteve sociale të ekspozojnë përmbajtje algoritmike “të varur” për përdoruesit nën moshën 18 vjeç pa pëlqimin e prindërve, duke u bërë shteti i fundit që bën lëvizje për të kufizuar rreziqet në internet për fëmijët.
Një projekt-ligj shoqërues për të kufizuar faqet në internet nga mbledhja dhe shitja e të dhënave personale të përdoruesve të mitur gjithashtu fitoi miratimin përfundimtar legjislativ në Asamblenë e Nju Jorkut të premten, raportoi të dielën Reuters.
Këto masa janë konsideruar si hap historik në përpjekje për të adresuar krizën e shëndetit mendor të të rinjve dhe për të krijuar një mjedis digjital më të sigurt për të rinjtë.
Nga kjo masë mund të preken kompani si Meta Platforms, ku përfshihen Facebooku dhe Instagrami. Megjithatë kjo kompani ka ofruar mbështetje për projektligjin.
Mbështetësit e legjislacionit vunë në dukje një studim të fundit të Universitetit të Harvardit që zbuloi se gjashtë platformat më të mëdha të rrjeteve sociale gjeneruan 11 miliardë dollarë nga reklamat për të miturit në vitin 2022.
Shkelësit mund t’i nënshtrohen dëmeve civile ose gjobave deri në 5,000 dollarë për shkelje./Katror.info