Kosova po përfaqësohet me katër garues në turneun e madh të xhudos, Jeruzalem Masters që do të mbahet me datë 20-22 dhjetor 2022, shkruan Shqip.com.
Në këtë garë prestigjioze marrin pjesë 5 kontinente, 58 shtete dhe 367 garues.
Republikën e Kosovës në këtë turne të madh do ta përfaqësojnë: Distria Krasniqi (-52kg), Nora Gjakova (-57kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Loriana Kuka (-78kg).
Nora Gjakova e kërkon përmes repesazhit medaljen e bronztë.
Nora në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën e kaloi polaken Julia Kowalczyk.
Ndërkohë në çerekfinale humbi nga francezja Sarah Leonie Cysique.
Cysique herët realizoi aksion për uazari, ndërsa Nora me gjithë përpjekjet nuk fitoi pikë.
Në repesazh në kategorinë deri 57 kg, Nora takohet me Lele Nairne të Britanisë së Madhe./Katror.info