Kosova po përfaqësohet me katër garues në turneun e madh të xhudos, Jeruzalem Masters që do të mbahet me datë 20-22 dhjetor 2022, shkruan Shqip.com.
Në këtë garë prestigjioze marrin pjesë 5 kontinente, 58 shtete dhe 367 garues.
Republikën e Kosovës në këtë turne të madh do ta përfaqësojnë: Distria Krasniqi (-52kg), Nora Gjakova (-57kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Loriana Kuka (-78kg).
Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Izrael.
Distria në gjysmëfinale ka arritur me dy fitore.
Fillimisht në raundin e dytë e mposhti amerikanen Angelica Delgado. Ndërsa në çerekfinale ishte bindëse ndaj spanjolles, Ana Perez Box.
Ndaj saj realizoi dy uazari për fitore me Ippon. Në gjysmëfinale, Distria takohet me hungarezen Reka Pupp./Katror.info