Nora Gjakova ndeshet për të artën në Grand Slam të Kazakistanit.
Nora Gjakova (-57 kg) ka arritur në finale të Grand Slamit në Kazakistan.
Gjakova fitoi tri ndeshje radhazi me Ippon.
Në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon, garuesen nga Latvia, Anastasija Sokirjanska.
Nora në çerekfinale mposhti me Ippon edhe polaken, Julia Kowalczyk.
Në gjysëmfinale garuesja jonë mposhti me tri dënime për Ippon, holandezen, Julie Beurskens.
Kampionja Olimpike në finale do të ndeshet me francezen, Sarah Leonie Cysique.
I urojmë fat e sukses Norës në finale!
Blloku final fillon nga ora 13:00./Katror.info