Gara ndërkombëtare “16th Meeting Jeunes de Saint-Dizier” e cila mirëpret notues Yje nga e gjithë bota dhe pavarësisht reputacionit të vogël të qytetit të Saint-Dizier, ky vend ka arritur t’i bëjë bashkë klubet e shteteve më të mëdha të Evropës.
Tash e 10 vite Klubi i notit Prishtina ftohet t’i bashkohet garës më të rëndësishme të nivelit evropian.
Klubi i Notit Prishtina mori pjesë me 3 notues në grupmosha 2009 dhe më të ri.
Lea Aliu shkëlqeu me 3 vende e para dhe 3 vende e dyta duke thyer rekordet personale dhe u rendit e 4-ta në ranklisten e përgjithshme të garës.
Garuesit që morën pjesë për herë të parë në gara ndërkombetare janë Erda Abazi dhe Dastid Ymeri të cilët patën paraqitje të mirë duke përmisuar kohët e tyre personale./Katror.info