Modelja australiane Shanina Shaik (31) është e lidhur shpesh me rusen Irina Shaik, si për shkak të mbiemrit, ashtu edhe për shkak të bukurisë së saj joreale.
E lindur në Melburn, ajo u shfaq në reklama në moshën 8-vjeçare. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ajo hyri në konkursin Model Girlfriend, ku u pikas nga agjentët. Ajo mori pjesë në reality show Make Me A Supermodel, duke përfunduar si nënkampione.
Shanina u rrit si myslimane. Duke folur për edukimin e saj në vitin 2016, ajo tha: “Unë kam lindur dhe jam rritur si myslimane dhe kam bërë një jetë shumë normale. Babai im është shumë i hapur për punën time dhe shumë mirëkuptues. Unë jam një grua shumë e sofistikuar dhe e respektueshme. Kam pasur edukim dhe jetë të mrekullueshme me vëllanë dhe motrën time”, theksoi ajo.
Modelja ka punuar për marka prestigjioze si Chanel, Vivian Westwood, Diesel, Stella McCartney, Tom Ford… dhe ka zbukuruar kopertinat dhe editorialet e revistave prestigjioze të modës.
Ajo është në një lidhje me Matthew Adesuyan me të cilin ka një fëmijë./Katror.info