Kur bëhet fjalë për planifikimin e një pushimi, veçanërisht me një buxhet të kufizuar, nuk ka asgjë më të mirë se atraksionet turistike falas, dhe Casago ka dalë me një listë të atraksioneve më të mira falas në mbarë botën.
Casago, një kompani për pushime, përdori komentet e TripAdvisor për të hulumtuar se cilat faqe falas të udhëtimit kishin më shumë vlerësime me pesë yje.
Sipas studimit të tyre, qyteti belg i Brizh është vendi i atraksionit më të mirë turistik falas në botë. 94.5 për qind e komenteve për Muzeun e Mini Harpës, drejtuar nga harpisti Luc Vanlaere, janë me pesë yje. Ky muze është një vend për koncerte intime, i kompozuar për të mahnitur audiencën me bukurinë e tingullit të harpës.
Vendin e dytë e mban Muzeu Kombëtar i Forcave Ajrore të SHBA. Faqja përfshin një mori ekspozitash që mbulojnë periudha të ndryshme të historisë së Forcave Ajrore të SHBA-së, që nga vitet e hershme deri te galeria e raketave, dhe 92.85 përqind e vlerësimeve të saj në TripAdvisor janë me pesë yje, shkruan Katror.info.
I treti në listë është Horseshoe Falls, më i madhi nga tre ujëvarat që përbëjnë Ujëvarat e Niagarës në Kanada. Me 92.7 përqind të vlerësimeve me pesë yje për këtë vend ikonik natyror, është e qartë se Horseshoe Falls nuk është shumë prapa.
Lista e 10 atraksioneve më të mira turistike falas në botë, sipas Casago, përfshin:
– Luc Vanlaere Harfist (Muzeu i Mini Harpës), Belgjikë
– Muzeu Kombëtar i Forcave Ajrore të SHBA, SHBA
– Horseshoe Falls, Kanada
– Muzeu Kombëtar i Këmbësorisë dhe Qendra Ushtarake, SHBA
– Liqeni Bacalar, Meksikë
– Tempulli i Artë, Indi
– Cerro Fitz Roy, Argjentinë
– Varri i Ushtarit të Panjohur, SHBA
– Përmendorja e Luftës Australiane, Australi
– Lanta Animal Welfare, Lanta, Tajlandë./Katror.info