Kombëtarja e Zvicrës i ka zbuluar sot fanellat e saj për Kampionat Botëror, i cili do të fillojë këtë të diel.
Ndërkohë, janë zbuluar edhe numrat që i kanë zgjedhur lojtarët.
Sa u përket futbollistëve shqiptarë, Xherdan Shaqiri e zgjodhi fanellën me numër 23, Granit Xhaka numrin 10 dhe Ardon Jashari numrin 26.
Zvicra është në grup me Zvicrën, Kamerunin dhe me Serbinë në Kupën e Botës.
Kontingjenti helvetik tashmë ka mbërri në Katar, ku do të mbahet kjo garë nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor./Katror.info