Shkolla e muzikës “Amadeus” nga Prishtina ka sjellë lajme të mira nga Italia, ku nxënëset e saj kanë shënuar suksese të mëdha në festivalin Hybla Music Contest.
Në këtë garë ndërkombëtare të muzikës, Anna Krasniqi është shpërblyer me çmimin Grand Prix dhe çmimin “Jimmy Fontana”, duke fituar të drejtën për incizimin e një albumi në Romë të Italisë.
Përveç saj, me çmime janë nderuar edhe Eda Tuli, Lyra Aryal, Emabelle Shabani dhe Maja Idrizaj, të cilat përfaqësuan me dinjitet talentin e ri muzikor të Kosovës.
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka përgëzuar nxënëset dhe shkollën për këto arritje, duke theksuar se është kënaqësi të shihen të rinjtë nga Prishtina që dalin fitues në skenat ndërkombëtare dhe e lartësojnë emrin e vendit.
“Urime nxënëseve, prindërve dhe shkollës, dhe shpresojmë që sukseset nuk do ju ndalen kurrë,” ka shkruar ministri Çeku./Katror.info











