hjetë projekte filmike janë zhvilluar nga nxënës të shkollave të ndryshme në kuadër të sesionit të dytë të projektit YESS – Krijimi i Tregimeve me Interes Njerëzor, të organizuar nga DokuFest, shkruan Katror.info.
Pas përfundimit të sesionit të parë, që kishte në fokus mësimin e bazave të tregimit dhe filmbërjes, pjesëmarrësit vazhduan me një fazë praktike ku punuan në grupe për të zhvilluar idetë e tyre, duke i kthyer ato në skenarë dhe duke realizuar xhirimet.
Projektet aktualisht ndodhen në fazën e editimit, ndërsa paralelisht është duke u përgatitur edhe një material dokumentues (“making-of”) që paraqet procesin e punës nga fillimi deri në përfundim të filmave.
Ky aktivitet synon t’u ofrojë të rinjve njohuri dhe përvojë praktike në fushën e tregimit vizual, si dhe të nxisë shprehjen e perspektivave të tyre përmes mediumit të filmit.
Projekti YESS është pjesë e një nisme të mbështetur nga UNICEF dhe IOM në Kosovë, në kuadër të një programi të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara për ndërtimin e paqes./Katror.info