OpenAI është duke përgatitur lansimin e “Strawberry”, një model të avancuar të inteligjencës artificiale që fokusohet në arsyetim dhe do të bëhet pjesë e shërbimit ChatGPT.
Sipas raportit të Information, ky lansim pritet të ndodhë brenda dy javësh.
Nën drejtimin e Sam Altman, OpenAI ka tërhequr investime të mëdha në AI, duke u mbështetur nga Microsoft dhe duke arritur mbi 1 milion përdorues të paguar për produktet e saj.
“Strawberry” do të ofrojë një qasje të re në përpunimin e pyetjeve, duke “menduar” përpara se të japë përgjigje, dhe do të përqendrohet në përpunimin e tekstit, pa mbështetje për imazhe në këtë fazë të parë./Katror.info