OpenAI ka lançuar modelin e ri të inteligjencës artificiale, të quajtur o1, një përparim në serinë e modeleve të “arsyetimit” që synon të japë përgjigje më komplekse dhe më të shpejta se një njeri.
Përveç modelit o1, është prezantuar edhe o1-mini, një version më të vogël dhe më ekonomik.
Modeli o1 përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të krijimit të inteligjencës artificiale më të avancuar. Ai ofron përmirësime të dukshme në shkrimin e kodit dhe zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara, megjithëse është më i shtrenjtë dhe më i ngadalshëm se GPT-4o.
Përdoruesit e ChatGPT Plus dhe Team mund të provojnë të dy versionet e modelit o1 që tani, ndërsa përdoruesit e Enterprise dhe Edu do të kenë akses javën e ardhshme.
Plani është që o1-mini të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e ChatGPT falas, megjithëse ende nuk është caktuar një datë për këtë.
Ndryshe nga modelet e mëparshme GPT që janë trajnuar për të imituar të dhënat hyrëse, o1 përdor një teknikë të avancuar të të mësuarit të njohur si “të mësuarit e detyruar,” që funksionon me sistem shpërblimesh dhe ndëshkimesh.
Kjo metodologji i jep mundësinë o1 të ofrojë rezultate më të sakta dhe të trajtojë probleme komplekse, si kodimi dhe matematikë, në një mënyrë më efikase./Katror.info