Kasta e jashtëzakonshme e solistëve, Josif Gjipali, Marcelina Román, Vitaliy Bilyy, Flaka Goranci, Lorika Ismajli, Gesu Zefi, Ardita Meni dhe Dioklea Hoxha nën shoqërimin e Orkestrës dhe Korit të Operës së Kosovës, interpretuan një përzgjedhjeje të veçantë uverturash, ariaesh dhe duetesh të njohura.
Nën drejtimin e maestros Edon Ramadani, koncerti u organizua në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”. Të pranishëm ishin zëvendësministri i MPFT-së, Agon Dobruna, deputetët Mimoza Kusari Lila, Agon Batusha, kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Kulturë, Ardian Gola, drejtori i Operës së Kosovës, Meriton Ferizi, dhe artdashës të shumtë.
Gala Koncertin e radhës mund ta ndiqni me 10 dhjetor, prej orës 19:30, në Prishtinë./Katror.info