Temperaturat e oqeaneve në vitin 2022 ishin më të nxehtat në histori. Në vitin që lamë pas u thye edhe rekordi që ishte vendosur në 2021, sipas një studimi të publikuar së fundmi.
Një ekip ndërkombëtar studiuesish kanë bërë të ditur se oqeanet e Tokës morën 10 zetta xhaul ( ose 10 në fuqi të 21) nxehtësi më shumë se në vitin e shkuar.
Kjo nxehtësi është e mjaftueshme për të vluar 700 milionë kazanë 1.5 litërsh çdo sekondë, ose 100 herë më shumë se elektriciteti i gjeneruar në botë në një vit.
Sipas ekspertëve, këto gjetje tregojnë se oqeanet e botës janë prekur thellësisht nga emetimet e gazeve serë që vijnë si pasojë e aktiviteteve njerëzore.
Ekipi mblodhi po ashtu të dhëna rreth sasisë së kripës në oqeane, e cila ka një tendencë në rritje si pasojë e ndryshimeve klimatike.
“Derisa t’i çojmë emetimet neto në zero, kjo nxehje do të vijojë dhe do të kemi rekorde të reja të temperaturave në oqeane siç i patëm këtë vit“, thuhet në njoftim.