“Oppenheimer”, nisi garën për çmimet e 96-të të Academy Awards të martën, duke fituar 13 nominime. Ai u pasua nga “Poor Things”, i cili fitoi 11 nominime.
“Killers of the Flower Moon”, një dramë historike kriminale për një komplot të gjerë për të grabitur pasurinë e naftës së kombit Osage, mori 10 nominime. Ndërsa filmi i Greta Gerwig, “Barbie”, fitoi 8 nominime, shkruan Variety Magazine.
“Oppenheimer”, “Barbie” dhe “Killers of the Flower Moon” të gjithë shënuan nominimet për filmin më të mirë. Atyre iu bashkuan “Poor Things”, “American Fiction”, “Anatomy of a Fall”, ” The Holdovers”, “Maestro”, “Past Lives,” dhe “The Zone of Interest”.
Për herë të parë, tre kandidatët për filmin më të mirë – “Barbie”, “Anatomy of a Fall” dhe “Past Lives” – u drejtuan nga gra. Megjithatë, vetëm një nga to, Justine Triet, fitoi një nominim për regjisorin më të mirë./Katror.info