Presidentja, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, i cili po mbahet në Prizren.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka thënë se DokuFesti e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja.
“Një përvojë e mrekullueshme, ndërmjet historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë artin pjesë të përditshmërisë sonë”, ka shkruar presidentja, teksa ka publikuar edhe disa fotografi nga vizita e saj në natën përmbyllëse të këtij festivali./Katror.info