Presidentja, Vjosa Osmani, ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ajo ka thënë se 1 Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit.
“Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin. Nxënësit nuk duhet ndaluar së pyeturi dhe së kërkuari, kurse mësimdhënësit nuk duhet kursejnë me angazhimin. Urime fillimi i vitit të ri shkollor! Qoftë një vit i mbushur me dije, gëzim dhe suksese për të gjithë”, thuhet në urimin e presidentes Osmani./Katror.info