Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron këto ditë në Nju Jork, ku edhe po zhvillon takime të rëndësishme.
Ajo të dielën është takuar me të rinjtë shqiptaro-amerikanë.
“Bashkë me të rinjtë e jashtëzakonshëm shqiptaro–amerikanë, në New York! Platforma si Zâni po punojnë për t’i bashkuar të rinjtë shqiptarë kudo në botë, që të mos i harrojnë kurrë rrënjët dhe të kontribuojnë në interes të kombit tonë. Ishte kënaqësi t’i takoja dhe t’i falënderoja për punën e çmuar që po bëjnë,” ka njoftuar Osmani në rrjete sociale./Katror.info