Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur në Prishtinë Ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, znj. Claudia Plakolm, si dhe Sekretaren e Shtetit të Sllovenisë për Çështje Evropiane, znj. Neva Grašič.
Gjatë takimit, u diskutua për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe hapat që duhen ndërmarrë për të siguruar përparim konkret në këtë drejtim.
Presidentja Osmani theksoi se Austria dhe Sllovenia janë ndër mbështetëset më të forta të Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke vlerësuar angazhimin e dy shteteve për të forcuar perspektivën evropiane të vendit.
Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me partnerët evropianë dhe për të avancuar proceset integruese në BE./Katror.info