Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në New York, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, shkruan Katror.info.
Në këtë takim, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vend, duke theksuar rolin e saj vendimtar në garantimin e paqes dhe sigurisë.
Ajo gjithashtu ka rikonfirmuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, duke e cilësuar këtë proces si prioritet strategjik për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të tij.
Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Presidentes Osmani në Nju Jork, ku ajo po merr pjesë në një sërë aktivitetesh dhe takimesh me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë./Katror.info.