Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz me rastin e marrjes së detyrës, shkruan Katror.info.
“Në një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, udhëheqja e vazhdueshme e Gjermanisë është më e rëndësishme se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, presim me padurim forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit tonë për ta çuar përpara rrugëtimin legjitim të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO,” thuhet në urimin e Osmanit të publikuar nga Presidenca e Kosovës./Katror.info