Derisa Tesla përgatitet të fillojë prodhimin e kamionçinës tërësisht elektrike Cybertruck më vonë këtë vit, gjithnjë e më shumë po shihen automjete testuese, sipas pamjeve të publikuara në rrjet.
Ditëve të fundit, disa prototipe të Cybertruck-ut me kamuflazh si dhe pa kamuflazh u vunë re dhe u kapën në foto ose video të shkurtra. Shumica, nëse jo të gjitha, u panë në Kaliforni, transmeton Telegrafi.
No camo needed anymore…. Look ma, Cybertruck! What the? I'm more excited today than yesterday $tsla pic.twitter.com/Ux0EWBCxhn
— TOC San Joaquin Valley (@SjvTesla) June 22, 2023
Llogaria “Tesla Owners Club San Joaquin Valley”, postoi në Twitter disa imazhe të dy prototipeve Cybertruck në një rimorkio, ndoshta diku afër fabrikës Fremont të Tesla-s. Bëhet fjalë për automjete jo të kamufluara, krahasuar me një të kamufluar që është parë një javë më parë. /Katror.info
Përgatiti:
