Komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR, Kolonel Alberto Santini, ka udhëhequr paradën e medaljeve për pjesëtarët italianë të Karabinierisë, e cila u mbajt të mërkurën në Prishtinë.
Kolonel Santini shprehu mirënjohjen e tij për personelin e dekoruar për kontributin e tyre të rëndësishëm në përpjekjet e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, raporton Katror.info.
“KFOR vazhdon zbatimin e mandatit të tij për të kontribuar në një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë,” njofton KFOR./Katror.info