Miliarderja Paris Hilton ka marrë shumë pyetje kohët e fundit se kur do të bëhet nënë. Ajo ka vendosur t’i përgjigjet me anë të një postimi në Instastory, ku ka treguar se ajo dhe bashkëshorti Carter Reum, e kanë bërë me plan të sjellin një fëmijë në vitin 2023.
“Po marr shumë mesazhe nga njerëz që më pyesin se kur do bëj një fëmijë. Burri im dhe unë gjithmonë kemi dashur të shijojmë vitin e parë të martesës së bashku si çift dhe ne po planifikojmë ta krijojmë familjen tonë në vitin 2023. Kam një agjendë jashtëzakonisht të ngjeshur pune dhe udhëtimesh, por asgjë nuk më emocionon më shumë sesa të bëhem nënë në vitin 2023!” shkroi Hilton.