Paris Hilton luajti për herë të parë rolin e modeles në Javën e Modës në Paris dhe publiku nuk resht së komentuari performancën dhe pamjen e saj.
Biondja e famshme debutoi në pasarelë si modele, në sfilatën e Mugler në Javën e Modës në Paris, e cila prej ditësh ka mbledhur personazhe të famshëm dhe po “nxjerrë” prej tyre paraqitje magjepsëse, shkruan Katror.info
Ashtu siç pritej, ajo ia doli mirë në rolin e ri dhe shumë njerëz theksuan se i ka këmbët tepër të bukura. Duhet pranuar që disa e kritikuan ecjen e saj në pistë, duke u shprehur se “ka lëvizje të çuditshme” dhe se “ecën si burrë”, por këmbët e saj të tonifikuara në formën e duhur i lanë në hije të gjitha të metat.

Paris Hilton kishte veshur një fustan të zi shumë të guximshëm, i cili në momente kur ecte zbulonte se kishte veshur të brendshme të bardha, që sigurisht ishte pjesë e stilimit.
Biondja e famshme e gjeti veten krah për krah me modele të famshme si Irina Shayk, Angela Bassett, Helena Christensen e të tjera, ndërsa nga publiku u mbështet nga motra e saj Nikki Hilton./Katror.info