Kompania e sigurimeve All Clear nga Britania e Madhe publikoi një hartë të botës në të cilën në vend të emrit të shtetit, renditet destinacioni turistik për të cilin janë më të interesuar mysafirët nga jashtë.
Harta u krijua në bazë të të dhënave nga Wikipedia, pra destinacioni më i kërkuar nga turistët (aktuale dhe të ardhshëm) në një vend në këtë enciklopedi online në pesë vitet e fundit.
Kjo është lista:
- Taj Mahal (Indi) – 28,601,383 shikime
2. Burj Khalifa (Emiratet e Bashkuara Arabe) – 23,423,701 shikime
3. Everest (Nepal) – 22,066,676 shikime të faqeve
4. Statuja e Lirisë (SHBA) – 19,851,871 shikime
5. Muri i Madh i Kinës (Kinë) – 17,405,607 shikime
6. Kulla Eifel (Francë) – 17,316,414 shikime
7. Machu Picchu (Peru) – 14,229,131 shikime
Sa i përket Ballkanit, në Bosnje dhe Hercegovinë, vëmendjen e tërhoqi Ura e Vjetër në Mostar, ndërsa në Mali të Zi dhe Kroaci vëmendjen e tërhoqen bukuritë e tyre natyrore – Gjiri i Kotorrit, respektivisht Liqeni i Plitvicës.
Në Maqedoninë e Veriut më së shumti turistë do të gjeni në Ohër, ndërsa në Shqipëri në Durrës, pohon All Clear, shkruan Katror.info.
Megjithatë, pas Kullës Eifel në Evropë, Sagrada Familia, shkëmbinjtë mbresëlënës të Moherit në Irlandë dhe xhevahiret e lashta – Koloseu në Romë dhe Akropoli në Athinë – kuptohet që tërheqin vëmendjen më të madhe./Katror.info