Elefanti i fundit në kopshtin zoologjik të Afrikës së Jugut, Charlie, është rikthyer në natyrë pas 40 vjetësh në robëri.
Kapur në Zimbabve në vitin 1984, kur ishte vetëm dy vjeç, Charlie fillimisht u trajnuar për të performuar në një cirk, para se të transferohej në kopshtin zoologjik kombëtar në fillim të vitit 2000.
Grupet e mirëqenies së kafshëve prej kohësh kanë bërë thirrje për lirimin e tij për shkak të shqetësimeve për shëndetin dhe mirëqenien e tij.
Së fundmi, Fondacioni EMS njoftoi se Charlie ishte transferuar me sukses në Rezervatin Privat Shambala në provincën Limpopo pas një udhëtimi katër-orësh, përcjell Katror.info.
Ky hap erdhi pas vitesh negociatash me qeverinë e Afrikës së Jugut, të mbështetura nga prova shkencore që tregojnë ndikimin negativ të robërisë mbi elefantët.
Tani në një rezervat prej 10,000 hektarësh me elefantë të tjerë, Charlie po monitorohet nga ekspertë veterinarë. Dr. Amir Khalil, i cili udhëhoqi transferimin, shprehu optimizëm për rikuperimin e Charlie-t dhe reintegrimin e tij në natyrë.
Fondacioni EMS shpreson që, me kalimin e kohës, Charlie do të përshtatet plotësisht në ambientin e tij të ri dhe do të bashkohet me komunitetin ekzistues të elefantëve në Shambala./Katror.info