Pas një përiudhe të gjatë të restaurimit, Xhamia e Çarshisë në Prishtinë po hap dyert për qytetarët.
Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një video në faqen zyrtare.
“Pas 12 vitesh zvarritje, Xhamia e Çarshisë po i rikthehet komunitetit. Ndërhyrje janë realizuar në dysheme, instalime të ngrohjes dhe ventilimit. Si dhe në oborrin e xhamisë, përfshirë restaurimin e shatërvanit që gjithashtu është aset i trashëgimisë sonë”, thuhet në postim.
Xhamia do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët dhe turistët./Katror.info