Shpesh priremi me zgjedh naj password të lehtë, madje të parin që na bjen ndër mend. Kjo sipas ekspertëve të sigurisë, cënon rëndë sigurinë e të dhënave tona personale.
Shiko më poshtë fjalëkalimet që ata i konsiderojnë ‘të tmerrshme’, dhe sugjerojnë që mos me i përdor kurrë.
- Password (Herën e parë që dikush e përdori, mund të ketë qenë qesharake. Por tani, nuk është më.)
- 12345678 (Kombinim që u shfaq në renditjen e vitit 2020 si fjalëkalimi i pestë më i keq)
- 111111 – Fjalëkalimi ideal për një përtac/e
- 123123 – Është mes 10 fjalëkalimeve më të këqija në renditje
- 12345 – Stop fjalëkalimeve me numra
- 1234567890 – Një zero në fund nuk përmirëson asgjë
- 1234567 – Jo, jo dhe jo
- abc123 – Fjalëkalim shumë i dobët
- 000000
- Të dua – Kush do ta kishte menduar se dashuria do të përdorej kaq shpesh në botën e fjalëkalimeve?
- Aaron431 – Një mister, por trending në vitin 2020
- Password1– Të gjithë kanë përdorur ndonjëherë një fjalëkalim të tillë
- qqww1122 – Duket ‘revolucionar’ por në fakt është një nga më të përdorurit në botë.
Ekspertët sugjerojnë që edhe përdorimi i emrit, mbiemrit tënd apo edhe emrat e fëmijëve tuaj, familjarëve, kafshëve tua, rrezikon rëndë sigurinë tënde në botën online./Katror.info