Nga data 13 deri më 14 maj do të ndalohet qarkullimi i transportit publik dhe automjeteve Taxi në sheshin “Xhorxh Bush”.
Ky njoftim është publikuar në faqen e Facebook-ut të Trafikut Urban Prishtinë, përmes një postimi, ku thuhet se kjo ndales do të bëhet për shkak të mbajtjes së aktivitetit për shënimi e fillimit të verës “Erdhi Lezeti”.
“Duke u bazuar në vendimin e datës 12.05.2023 të Komunës së Prishtinës se nga data 13 Maj 2023 deri më 14 Maj 2023, do të ndalohet qarkullimi i transportit publik dhe automjeteve Taxi në sheshin “Xhorxh Bush” me qëllimin e mbajtjes së aktivitetit shënimi i fillimit të verës “Erdhi Lezeti”. Rrjedha e qarkullimit të autobusëve në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe rrugës “Robert Doll”. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftim. /Katror.info