Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti në Komunën e Gjilanit, janë regjistruar 285 biznese të reja, ku edhe janë punësuar 569 punëtorë.
Kjo u bë e ditur nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, i cili tha se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i të punësuarëve ka shënuar rritje.
“Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti janë regjistruar 285 biznese, ku janë punësuar 569 punëtorë, kurse në periudhën paraprake të vitit 2023 ishin të punësuar 507 sosh”, tha Shabani për Telegrafin.
Sipas drejtorit , bizneset e regjistruara me pronare gra në periudhën janar-qershor të këtij viti janë 70, ndërsa me pronarë meshkuj janë 215.
Më tej ai tregoi se sa i përket numrit të bizneseve, prijnë ato shërbyese që janê 143, tregtare 80, prodhuese ishin 39 dhe 23 ishin ndërtimore. Drejtori për Zhvillim Ekonomik, tha se duke u bazuar në statistikat, shihet se ka një trend pozitiv të zhvillmit ekonomik lokal./Katror.info