katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    12 months ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    11 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Prezantohet projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos, e cila pritet të ndërtohet në Pejë
    4 hours ago
    Ekipi përfaqësues i Kosovës gati për një tjetër sfidë ndërkombëtare që do të mbahet në Singapor
    5 hours ago
    Më 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore Zvicër-Shqipëri
    6 hours ago
    Ndahen 5.5 milionë euro për rinovimin e Qendrës Nacionale të Xhudos
    9 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ajo është vajza më e pëlqyer sot në rrjet: Çfarëdo që xhiron, e shet
    4 hours ago
    Ju njohim me tre vajzat e talentuara të aktorit të njohur Sylvester Stallone!
    6 hours ago
    ‘Arti në shkolla’ fillon shtrirjen në Prishtinë
    7 hours ago
    Yll Limani publikon një pjesë të shkurtër nga kënga e re
    8 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Gruaja britanike gjeti macen 11 vite pasi e kishte raportuar të zhdukur
    7 hours ago
    Pse evropianët paguajnë më shumë për iPhone sesa amerikanët
    11 hours ago
    Papagalli që i këndon këngët ikonike të Led Zeppelin
    1 day ago
    Google largon një veçori të rëndësishme për Gmail
    1 day ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuti pauze me ve, rrush dhe gjalpë kikiriku, gati sa hap e mbyll sytë
    4 hours ago
    Menemen; vezët “alla” turke që DUHESH me i provu
    8 hours ago
    Oreo-bombica; super-kafshatat që DUHESH me i provu
    8 hours ago
    Tost me djathë dhie dhe pesto, për ty që je merak n’ushqim por nuk ke shumë kohë
    3 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    6 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    11 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    1 month ago
    Postimet e fundit
    Ky vend ka vetëm nëntë banorë: Është i stolisur me bukuri të pabesueshme dhe histori të pasur
    4 hours ago
    Pamje nga vendi ku po punohet tuneli i Llogarasë
    4 hours ago
    Ekspozita ‘Identitete të trashëgimisë tonë shpirtërore’, në shëtitoren e Shkodrës
    7 hours ago
    Kompleksi industrial i Trepçës kthehet në destinacion turistik
    11 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Për herë të parë në Kosovë, supervullnetarët e sjellin “Ditën e Solidaritetit” 
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Për herë të parë në Kosovë, supervullnetarët e sjellin “Ditën e Solidaritetit” 
Lajme të mira

Për herë të parë në Kosovë, supervullnetarët e sjellin “Ditën e Solidaritetit” 

Last updated: 28/05/2023 1:04 PM
431 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media
Shpërndaje

Puna vullnetare i ka bashkuar disa të rinj shembullorë që të shtyjnë përpara kauzat në të mirë të komunitetit.

Së fundmi një gjë e tillë po bëhet e mundur nga super vullnetarët e OJQ-së “Toka” e cila për herë të parë në Kosovë po e sjell Ditën e Solidaritetit që do të mbahet me 2, 3, 5 dhe 10 qershor. Ideja e kësaj dite është që të lidhë vullnetarët me biznese e kompani që ua kanë hapur dyert dhe të ardhurat e punës së tyre t’i dhurojnë për të përkrahur fëmijët me nevoja të veçanta dhe shëndetin mendor te të rinjve.

Pas anëtarësimit të organizatës “Toka” në vitin e kaluar në organizatën SAME (Solidarity Action Day Movement) Lëvizja e Ditës së Veprimit të Solidaritetit në Evropë, organizata kosovare vendosi që ta shënojë këtë ditë për herë të parë në mesin tonë.

Mundesh me e lexu edhe…

Ekipi përfaqësues i Kosovës gati për një tjetër sfidë ndërkombëtare që do të mbahet në Singapor

SAME është rrjeti i organizatave rinore evropiane që  organizojnë një Ditë Solidariteti në vit. Në këtë ditë, nxënësve u jepet mundësia të punojnë në një punë që zgjedhin në vend që të shkojnë në shkollë. Ata i dhurojnë të ardhurat e tyre për projekte të lidhura me të rinjtë nga e gjithë bota.

- Advertisement -

Nuhi Tërshani koordinator i projekteve në OJQ “Toka” thotë se ideja ka qenë që në Ditën e Solidaritetit të angazhohen rreth 500 vullnetarë.

Nuhi Tërshani | OJQ ‘TOKA’

“Normalisht kjo është varur edhe prej takimeve me bizneset. Bizneset kanë zgjedhur sa vullnetarë duan t’i punësojnë në Ditën e Solidaritetit, mirëpo tragetin ne e kemi pasur veçse të caktuar dhe po shpresoj që rreth atij numri 400 deri në 500 vullnetarë do të jenë të angazhuar në Ditën e Solidaritetit”, thotë ai.

- Advertisement -

Ndonëse “Dita e Solidaritetit” është vetëm një ditë, disa biznese veçse kanë shprehur gatishmërinë që të ofrojnë punësim për këta vullnetarë.  E një lajm tjetër mbresëlënës është kauza që këta vullnetarë kanë zgjedhur t’i shërbejnë me punën e tyre.

“Këta krejt angazhimin e bëjnë vullnetarisht dhe pagesa e tyre grumbullohet në një fond . E fondi i Ditës së Solidaritetit shpërndahet pastaj për projekte në të mirë të komunitetit. Sivjet i kemi përzgjedhë dy kauza: Shëndeti mendor tek të rinjtë dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Por cerfikatat normalisht që do të shpërndahen për vullnetarët me orë të punës vullnetare edhe certifikatat edhe materialet e tjera,” shpjegon Tërshani.

Një prej vullnetareve e cila ka shprehur dëshirë që të mësojë diçka krejtësisht të re përmes “Ditës së Solidaritetit” është Vlera Mulaku, studente e Shkencave Kompjuterike.

“Në ditën që kam aplikuar për Ditën e Solidaritetit, kam aplikuar si vullnetare, pastaj stafi i “Toka” më kanë zgjedhur për të qenë vullnetare në bankën BpB. Pse unë kam menduar që është zgjedhja e duhur për të qenë vullnetare në këtë projekt është se e shoh se ka shumë përfitime prej saj fitoj përvojë të re edhe gjithashtu eksperiencë. Diçka tjetër është se mua më pëlqen gjithë kohën që të bëj shoqëri të re, të njihem me njerëz të rinj me gjëra të reja dhe për këtë po mendoj se është arsyeja e duhur që unë e kam zgjedhur këtë punë”, rrëfen ajo.

Vlera Mulaku | Studente e Shkencave Kompjuterike.

Ajo e ka një mesazh për të rinjtë.

“Mendoj se pse njerëzit duhet ta provojnë punën vullnetare është se ju ndihmon shumë në zhvillimin e vetes, i ndihmon dikujt tjetër, dhe është diçka që ju hap rrugë të tjera për jetën në përgjithësi”, porositë Vlera.

- Advertisement -

Kësaj iniciative i është bashkuar Hallakate që është kompania e parë e rrjeteve sociale në Kosovë.

Kaltrina Jashari, menaxhere e rrjeteve sociale në “Hallakate” thotë se arsyeja pse vendosën t’i bashkangjiten “Ditës së Solidaritetit” qëndron në vetë qëllimin e saj, prandaj e kanë pritur me kënaqësi.

Kaltrina Jashari | Hallakate

“Është shumë e rëndësishme për neve sepse vazhdimisht hapim konkurse të ndryshme për praktikë që t’i aftësojmë të rinjtë drejt kësaj shkathtësive, drejt shkathtësive të kërkuara në shekullin XXI edhe e kemi parë që është shumë e rëndësishme që të rinjtë të aftësohen në këtë drejtim. Por, përveç kësaj edhe kauza tjetër për të kontribuar për fëmijët me nevoja të veçanta dhe për shëndetin mendor ka qenë prej neve shumë e arsyeshme për shkak se është një temë shumë e ndjeshme dhe një kauzë për të cilën duhet kontribuar më shumë”, thotë ajo.

Katrori i Lajmeve te Mira

Kaltrina, edhe vet ka qenë vullnetare në kohë të studimeve dhe atë ia rekomandon secilit. Thotë se jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe na takon të kontribuojmë aq sa mundemi.

- Advertisement -

“Mund të them që ka qenë ndoshta periudha më e mirë e jetës sime për shkak se, ke njohur njerëz të rinj, ke qenë pjesë e grupeve që me shumë njerëz e keni ndarë të njëjtin qëllim të njëjtën kauzë, edhe kohën e lirë e ke kaluar duke përfituar diçka. Ke përfituar do të thotë edhe shkathtësi të reja edhe t’u ka perfeksionu mënyra e komunikimit edhe ke përfituar edhe kontakte të reja. Po pse jo e ke bërë ndoshta punën që e bën edhe sot, por bazën e ke filluar atëherë”, shpjegon ajo.

Dyert i ka hapur për vullnetarët edhe kompania Kutia, kompani e softuerit që zhvillon webaplikacione dhe jep shërbime për klientë.

Liridona Syla | Kutia

“Ne besojmë shumë që një iniciativë e tillë ku vullnetarët mund të vijnë dhe ta provojnë një ditë pune në Kutia mund të ndihmojë shumë kjo për shkak se ata mund ta shohin se si është jeta e një programeri, e një projekt menaxheri,  e një HR dhe pse jo ai person mund të krijojë një perspektivë tjetër për pjesën tjetër të jetës dhe kështu mund të ndikojë që ta ketë një karrierë dhe një profesion shumë më të mirë”, thotë Liridona Syla nga kjo organizatë.

- Advertisement -

Sipas saj, Kutia do t’i angazhojë vullnetarët në departamentin e burimeve njerëzore dhe atë të menaxhmentit të projekteve, duke i futur ata edhe në mbledhjet që mbajnë me klientë për t’i mësuar se si komunikohet dhe cilat janë fazat e zhvillimit të një projekti, poashtu t’i njoftojnë me proceset e rekrutimit dhe të drejtat e punëtorit.

Njëjtë do të veprojë edhe Libraria “Dukagjini”.

Iliriana Hasaj e angazhuar në menaxhimin e eventeve dhe të e-commerce në librarinë “Dukagjini”, thotë se iniciativave që sadopak ndihmojnë aftësimin e të rinjve duhen hapur dyert.

Iliriana Hasaj | Libraria Dukagjini

“Sigurisht edhe për librarinë “Dukagjini” të rinjtë e kanë çdoherë si një dëshirë, si një ëndërr që të punojnë në librari të shohin se si funksionon puna këtu, të jenë të rrethuar me libra dhe pse jo në momentin që OJQ “Toka” e ka shprehur dëshirën e saj që të bashkëpunojë me ne, ne kemi qenë të hapur dhe kemi pranuar”, thotë ajo.

Libraria Dukagjini në pikën e saj në Qendër dhe në Prishtina Mall do të akomodojë 30 vullnetarë.

“Vullnetarët do të jenë të angazhuar që ta mësojnë procesin e librarisë, shërbimin, sistemimin e librave, pra se si vijmë ne deri te gjetja e zgjidhjes së kërkesave për klientë sepse anipse duket ndoshta si punë e thjeshtë si çdo vend tjetër ka shumë procese rreth punës se si ne e shërbejmë klientin. Pra, kjo do të jetë e para, kurse ne jemi shumë të hapur dhe të interesuar që ata që ju pëlqen puna në librari, por edhe që tregojnë aftësi që ne pastaj t’i rekrutojmë për punësim më afatgjatë”, thotë ajo.

Të gjithë këta njerëz të vullnetit të mirë e kanë zgjedhur rrugën e vullnetarizmit për të bërë ndryshimet që duan t’i shohin në shoqëri.

Foto: Katror Media

Sipas organizatë SAME qëllimi i Ditës së Solidaritetit është të vendosë solidaritet midis të rinjve gjatë viteve të tyre të arsimimit, duke përfshirë të rinjtë e margjinalizuar me më pak mundësi dhe/ose pakicat në mbarë botën. Por kjo është vetëm gjysma e historisë.

Dita e Veprimit të Solidaritetit frymëzon qytetari aktive, zhvillim të udhëhequr nga të rinjtë dhe solidaritet global. Në të njëjtën kohë, është një instrument me ndikim për të siguruar qasje në edukimin politik dhe për të mbledhur para për një kauzë të mirë./Katror.info

Edicionin #9 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Kliko këtu dhe bonja Follow/pëlqeje Katror.info për me pa veç Lajme të Mira 🙂

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Fjolla Hajrizaj
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info/author/fjolla/
    Profesioni që nuk po konsiderohet më vetëm i djemve falë edhe angazhimit vullnetar...
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info/author/fjolla/
    Aktivistët e Bardhit që krijuan park nga asgjëja falë dashurisë për fshatin e natyrën
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info/author/fjolla/
    Social Media e parë në gjuhën shqipe po zhvillohet në Vushtrri...
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info/author/fjolla/
    Katror Media po merr pjesë në "Panairin Pranveror të Karrierës" në RIT Kosovo

TAGGED: aktivizmi qytetar, Dita e Solidaritetit, Lajme te mira, puna vullnetare, top, tophome1
Fjolla Hajrizaj May 28, 2023 May 27, 2023
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Tech Talk ChatGPT me aplikacion për telefon
Artikulli i ardhshëm A mund të qëndrojë qumështi i nënës disa orë para konsumimit?

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Pamje nga vendi ku po punohet tuneli i Llogarasë

10 Shikime
Lajme të mira

Prezantohet projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos, e cila pritet të ndërtohet në Pejë

6 Shikime
Lajme të mira

Ekipi përfaqësues i Kosovës gati për një tjetër sfidë ndërkombëtare që do të mbahet në Singapor

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back