Katror Media po merr pjesë në panairin pranveror të karrierës të organizuar nga Universiteti Amerikan i Kosovës (RIT Kosovo). Qëllimi i këtij panairi është që studentët të njoftohen me punëdhënës potencialë, ta kenë më lehtë të gjejnë një punë më të përshtatshme për ta dhe njëherësh të mësojnë se cilat janë kërkesat dhe mundësitë që kompanitë dhe bizneset kosovare i ofrojnë.
Katror.info si platformë inovative, e para e lajmeve të mira në vend po njofton studentët me një frymë të re te të bërit gazetari duke u kujdesur për mirëqenien e lexuesve të cilët krahas jetës dinamike kanë nevojë për përmbajtje pozitive në rrjete sociale. Katror.info
Ndjehu mirë t’u lexu në Katror!