Qyteti i Malishevës do të presë për herë të parë një turne basketbolli 3×3, organizuar nga Komuna e Malishevës me mbështetjen e Federatës së Basketbollit të Kosovës, shkruan Katror.info.
Ngjarja do të zhvillohet në sheshin qendror të qytetit dhe premton shumë emocion dhe argëtim për pjesëmarrësit dhe publikun.
Fituesi i turneut do të shpërblehet me 700€, ndërsa vendi i dytë do të marrë 300€. Përveç garës, vizitorët mund të përfitojnë nga shpërblime të ndryshme, ushqim dhe pije, si dhe muzikë live nga DJ Outlaw.
Turneu mbahet të shtunën, më 16 Gusht 2025, duke filluar nga ora 19:00. Ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë mund të regjistrohen në numrin: 044 421 157.
Një ngjarje që premton energji dhe adrenalinë, duke sjellë komunitetin së bashku për një mbrëmje sportive dhe argëtuese./Katror.info