Ky kampionat botëror ka qenë plot surpriza e emocione, ku per shumë lojtar të kohës moderne siç janë Ronaldo, Modric e Messi do të jetë i fundit në karrierë.
Përpos këtyre edhe për Karim Benzema ky botëror do të jetë i fundit e në të cilin francezi nuk luajti në asnjë ndeshje me ekipin kombëtar, për shkak të një lëndimi.
Por, mesa duket Benzema do t’i surprizojë të tërë dhe do të marrë pjesë në finalen e 18 dhjetorit ndaj Argjentinës, nëse “gjelat” arrijnë të kalojnë me sukses, Marokun e “ëndrrave”, mbrëmjen e sotme.
Siç raporton, “Mirror”, fituesi i “Topit të Artë”, ka kërkuar leje “madrilenëve”, për të qenë pjesëmarrës i finales së madhe.
Nuk dihet ende nëse Benzema do i bashkohet grupit në fushën e lojës, pasi kjo i takon teknikut Deschamps, por nga ana protokollarë gjithçka është në rregull, pasi Benzema është ende në listën e “bluve”, edhe pse një dëmtim në stërvitje përpara nisjës së Botërorit, e detyroi atë të largohet nga Katari./Katror.info