Ka afërsisht një muaj prej kur qeveria ka lansuar një pako punësimi për të rinjtë midis moshës 18-25 vjeç të quajtur “Super Puna”.
Prej 6 shkurtit, përmes kësaj pakete janë punësuar mbi 1, mijë persona nga mbi 3, mijë punëkërkues, derisa aktualisht 1,500 pozita janë të lira me mbi 2 mijë punëdhënës që i ofrojnë ato.
Platforma “Super Puna”, ka për qëllim punësimin e mbi 10 mijë të rinjve. Për këta të fundit që punësohen për herë të parë, shteti do të subvencionojë pagën minimale në vlerë 264 euro.
Kjo skemë parasheh subvencionimin e pagës në shumë deri 264 euro nga Qeveria e Kosovës për gjashtë muajt e parë të punësimit të të rinjve.
Skema parasheh punësimin e të rinjve te sektorët publikë dhe privatë të tregut të punës.
Punësimi i të rinjve do të bëhet përmes një platforme të automatizuar dhe të integruar me agjencionet përkatëse qeveritare si AShI-ja, ATK-ja dhe ARBK-ja.
Ministri i Financave Hekuran Murati pat thënë se platforma do të jetë online dhe do të jetë e qasshme për bizneset që kanë nevojë për punëtorë, si dhe për të rinjtë mes moshës 18-25 që kanë nevojë për punë.
Sipas tij kushti për bizneset është që punonjësit e rinj të kenë pagë minimale në vlerë 264 euro, të cilën e subvencionon të plotë qeveria.
Më pak e suksesshme del të jetë pakoja tjetër “Qeveria për familjet”, e lansuar më 18 korrik 2022.
Përmes saj në periudhën 7-mujore është arritur që të punësohen 1,216 veta, derisa numri i punëkërkuesve ka qenë 3,763, kanë konfirmuar nga Agjencia e Punësimit për emisionin Portofol në Klan Kosova FM.
Deri më tani janë 3,763 persona që kanë aplikuar që të punësohen përmes kësaj pakoje që vlen për familjet që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar./Katror.info