katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    5 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    5 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    5 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    14 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    14 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    14 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    11 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    14 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Përpjekjet e shoqërisë civile për ta transformuar qeverisjen në Kosovë përmes mbikëqyrjes
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Përpjekjet e shoqërisë civile për ta transformuar qeverisjen në Kosovë përmes mbikëqyrjes

Last updated: 28/02/2024 4:59 PM
163 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Përpjekjet e shoqërisë civile për ta transformuar qeverisjen në Kosovë përmes mbikëqyrjes

Kosova është me fat që ka një shoqëri aktive civile, që e mban qeverinë përgjegjëse për veprimet e saj. Është ky një vlerësim, që zëvendës ambasadori britanik në Kosovë, Paul O’Conor, dha gjatë konferencës vjetore të CorrWatch gjatë së cilës u shpalosën rezultatet dhe sfidat e identifikuara gjatë monitorimit një vjeçar të procedurave të rekrutimit, prokurimit publik, dhënies së granteve e subvencioneve, lejeve mjedisore, licencave e menaxhimit të ndërmarrjeve publike.

“Kosova është me fat që ka një shoqëri shumë active civile që luan një rol të rëndësishëm në jetën politike, por sigurisht që iu duhet përkrhaje për fuqizim,” tha Paul O’Connor, zëvendës ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Paul O’Connor, zëvendës ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Konzorciumi CorrWatch i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) përgjatë monitorimit njëvjeçar ka arritur të ndalojë procese të ndryshme të paligjshme.

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

“Ajo për të cilën ndjehemi mirë është fillimisht bashkëpunimi që kemi pasur me institucionet, qasja që ky projekt ka adaptuar ka qenë që të jemi palë ose partnerë me institucionet, që të ndërhyjmë përgjatë procesit, në mënyrë që procesi që ka paligjshmëri, vonesa, ose çka do që e karakterizon negativisht një proces, e i njëjti të rregullohet dhe të mos përfundojmë në procese të tejzgjatura e në fund të anuluara dhe rrjedhimisht të dëmtohet interesi publik,” tha për Katror Media Arbëresha Loxha Stublla, drejtoreshë e GLPS-së.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Arbëresha Loxha Stublla, drejtoreshë e GLPS-së

Ema Pula menaxhere e projektit, thekson disa nga gjetjet më interesante.

“Në 16 ministri nëse e përfshijmë edhe Zyrën e Kryeministrit, vetëm në katër nga to ka sekretarë me mandat të plotë, ndërsa te të tjerat funksionojnë me ushtrues detyre. Edhe pse janë shpallur konkurset shumë nga to kanë dështuar për shkak të numrit të vogël të kandidatëve, e ndonjëherë edhe për shkak të papërgjegjësisë së institucioneve,” tha Pula, duke sjellë një shembull se si Ministria e Bujqësisë ka anuluar një konkurs në bazë të rekomandimeve të CorrWatch.

Ema Pula menaxhere e projektit, GLPS

E pas këtyre gjetjeve, vetë njëri nga anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka thënë puna e shoqërisë civile është duke ua “hapur sytë institucioneve”

Besart Zhuja, hulumtues në Institutin GAP, tregon se përgjatë fazës monitoruese ka pasur raste kur edhe vetë qytetarët janë aktivizuar duke raportuar rastet e dyshimta.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Besart Zhuja, hulumtues në Institutin GAP

“Kemi edhe whistleblowers (sinjalizues) kur na vijnë ankesa për një process të prokurimit publik ose rekrutimit, lëndë të cilat pastaj i trajtojmë dhe i shohim nëse ka material ligjor për të vepruar më tutje. Në rast se ka material për të vepruar më tutje, ne i bëjmë reagimet tona publike, në rast se institucioni krijon një lloj rezistence në zbatimin e rekomandiemve tona,” tha Zhuja.

Që të tri institucionet e shoqërisë civile, ndjehen mirë se nëse për asgjë, atëherë nga monitorimi i proceseve nga ana e tyre, kanë arritur në disa raste të ndërpresin paligjshmërinë dhe të rrisin transparencën.

Katror Media

“Ne më shumë jemi fousuar te raportet e ndikimit në mjedis që i paraprijnë pëlqimit mjedisor apo ujor, apo dhënies së lejes. Këtu kemi vërejtur që lista e personave të licencuar që i bëjnë këto raporte nuk ka qenë e plotë dhe fatmirësisht dhe me vullnetin e Ministrisë së Mjedisit dhe përmes avokimeve, për herë të parë kjo ministri e ka publikuar listën e plotë në janar të këtij viti,” tha Laura Nushi, monitoruese e projektit, INDEP.

Laura Nushi, monitoruese e projektit, INDEP

Raporti i publikuar të mërkurën mbulon periudhën nga shkurti i vitit 2023 deri në janar 2024 dhe synohet që ai të shërbejë si një platformë për të ofruar rekomandime për përmirësime të nevojshme. Për zbatimin e projektit tre-vjeçar “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”, Konsorciumi CorrWatch ka marrë mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:CorrwatchLajme te mirashoqeria civiletopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Andrea Bocelli dhe vajza e tij Virginia publikojnë duetin emocional “Dare to Be”
Artikulli i ardhshëm ‘History Daily’: Historia antike dhe aventurat në natyrë të Shqipërisë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

27 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

3 Shikime
Lajme

Nesër seanca konstituive e Kuvendit

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?