Secili prej nesh, e sidomos nëse jemi pas të njëzetave, të paktën 1 herë në jetë kemi qenë në një intervistë pune.
Në momentin që kemi dalur nga ajo intervistë, shumë prej nesh jemi irrituar nga pyetjet cliche, të rëndomta dhe ndonjëherë edhe ofenduese që na janë bërë.
Kjo sepse shumë rekruterë nuk e përditësojnë apo avancojnë mënyrën e intervistimit, thjeshtë përdorin të njejtën metodë që kanë përdorur para 15 vitesh për të gjitha llojet e vendeve të punës që dëshirojnë të mbushin.
Por ky është një gabim trashanik nga i cili shkaktohet edhe mos pranimi i ofertës për punë nëse vendoset që atij kandidati t’i ofrohet vendi i punës.
E ç’pritet nga një kompani nëse akoma bëjnë pyetjen “Ke plan të kesh fëmijë?”, “Kur ke diplomuar?” apo pyetjen e famëshme “Pse duhet të të punësojmë ty?”
Këto janë pyetje nga të cilat ti nuk mund të mësosh asgjë nga kandidati madje edhe ofenduese për t’u bërë.
Por cilat janë pyetjet e duhura?
Para pak kohësh, Airtable publikoi 150+ pyetjet dhe përgjigjjet më të mira në një intervistë pune, dhe ne sot për ju po ju sjellim 5 prej tyre, të cilat mund të ju ndihmojnë të ndryshoni kahjen e intervistimit dhe të zbuloni potencialin e plotë të kandidatit tuaj.
“Pse vendosët ta ndiqni këtë karrierë?”
Nëpërmjet kësaj pyetje ju mësoni më shumë për motivimin, aspiratat dhe nëse ky person mund të adaptohet në kompaninë tuaj ose jo. Pra, kjo është një pyetje e përgjithëshme, e cila lejon rekruterët të informohen rreth pasionit, përkushtimin, vetëdijen, aftësitë vendimmarrëse dhe përafrimin kulturor të një kandidati.
“Më fol për ndonjë rast që të është dashur të merresh me një kolegë të vështirë?”
Kjo pyetje ndihmon të kuptohen aftësitë e komunikimit, diplomacia dhe aftësitë për të tejkaluar vështirësitë, pra është një pyetje behaviorale.
“Si do ja bëje nëse menaxheri yt të jep një detyrë të vështirë në dukje dhe me një afat të ngushtë?”
Kjo është një pyetje e situatës, e cila e njofton intervistuesin me taktin dhe besimin e kandidatit.
“Si do i tejkaloje sfidat e komunikimit në një ekip Remote?”
Aftësia për të komunikuar në mënyrë efikase edhe në të folurit, por edhe në të shkruarit, mundëson që idetë të shpërndahen më lehtë, të vendosen qëllime dhe të ndërveprohet pozitivisht me klientët dhe kolegët.
“Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballesh kur fillon një punë të re?
Ndryshimet mund të jenë sfiduese për tipe të ndryshme të personaliteteve, por aftësia për t’u adaptuar në një ambient dinamik të punës është esencial për të pasur sukses.
Këto mund të jenë një fillim i mbarë për një rekrutues, i cili është në fillimet e veta, por jo vetëm.
Edhe për ata të cilët tashmë kanë disa vite në këtë industri, të përditësosh metodat e tua si rekrutues dhe t’i adaptosh ato për pozitat e ndryshme të punës është një “must do” në HR./Creative Hub/Katror.info