Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Komunës së Prishtinës, Peparim Rama bëri të ditur se të premnten më 31 mars do të përurohet rruga e parë për fëmijët në kryeqytet, që është projekti i parë i përfunduar në kuadër të projektit më të madh “Rrugët për Fëmijë”.
Përurimi u bë sot në ora 13:00 pranë shkollës “Elena Gjika”, ku vërehet edhe transformimi i rrugës në një park për fëmijët.
Për fillimin e punimeve për projektin e parë “Rrugët për Fëmijë”, projekt ky që synon transformimin e hapësirave para shkollave, u bë e ditur para një jave ku lajmin e dha nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.
- Advertisement -
“Pas disa muajsh analizë, matje, projektim e planifikim ekipet e projektit në kryeqytet e kanë filluar këtë projekt fillimisht tek shkolla SHFMU “Elena Gjika”, shkroi Sahatçiu në rrjetet sociale.
Komuna e Prishtinës është inspiruar nga Bashkia e Tiranës dhe ky është projekti i parë nën konceptin “Rrugët për Fëmijë” në bashkëpunim me Qendra Marrëdhënie në Tiranë dhe Urban 95 i realizuar në Prishtinë./Katror.info