Ditët e vjeshtës krijojnë një humor nostalgjik. Në kuadër të këtij humori shkon edhe vizita në sallonin e thonjve. Këtë sezon, ne po shohim shumë tendenca manikyrësh që tashmë janë pëlqyer nga vajzat e rrjeteve sociale.
Shiko cilat janë pesë trendet e thonjve që ju rekomandojmë për vjeshtë:
Ngjyrë kafe me shkëlqim çokollatë

Thonjtë me këtë shkëlqim kanë pushtuar Instagramin. Hailey Bieber shkoi më tej me trendin që krijoi dhe bëri thonjtë si çokollatë. Thonjtë ngjyrë kafe, me shkëlqim çokollatë, do t’i shihni kudo këtë vit.
Metalike

Ngjyrat metalike janë në trend prej muajsh. Në vjeshtë do t’i shihni shumë si një ngjyrë për skajet “french”, ose në versione të tjera.
Aura

Ky është një trend shumë i madh që ka pushtuar Instagramin dhe TikTok.
Bling Bling

Thonjtë me shkëlqim nuk janë asgjë e re. Pavarësisht nëse zgjidhni , nudo apo ngjyrë, bizhuteritë me shkëlqim dhe këta thonjë do t’i japin dores tënde një pamje tjetër.
Ombre

Thonjtë ombre, sidomos me elementë metalikë, janë një version ndryshe i trendit metalik. Mund të kombinoni ngjyrat që preferoni, ose të përdorni të njëjtën ngjyrë në ngjyrë normale dhe metalike së bashku.