katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ndërmarrjet ftohen për pjesëmarrje në forumin biznesor Kosovë-Japoni
    36 minutes ago
    Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
    42 minutes ago
    Gjykata Supreme shqyrton sot padinë e OEK kundër ZRRE
    44 minutes ago
    David Beckahm shpallet kalorës nga Mbreti Charles
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shqipëri–Kosovë: Kalim kufitar pa kontrolle deri më 28 shkurt 2026
    23 hours ago
    Prishtina Kino Kabaret 2025 hap dyert për të rinjtë krijues
    2 days ago
    Filharmonia e Kosovës sjell ciklin e koncerteve për piano të Beethovenit
    2 days ago
    Federata e Xhudos së Kosovës nënshkruan Deklaratën “Brighton Plus Helsinki”
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje prestigjioze në Itali
    32 minutes ago
    “Paddington the Musical” sjell arushin e dashur në skenë
    11 hours ago
    George Clooney tregon pse nuk grindet me bashkëshorten
    17 hours ago
    Dua Lipa lanson linjë të produkteve të bukurisë
    19 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    1 day ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    1 week ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    1 week ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    22 hours ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    2 days ago
    Kombinimi i mjaltit dhe i kanellës sjell disa përfitime
    2 days ago
    Dobitë shëndetësore të farave të kungullit
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Vendet më të lidhura me natyrën, sipas një studimi të ri ndërkombëtar
    12 hours ago
    Kandovani – fshati i gdhendur në shkëmb që nuk është braktisur kurrë
    6 days ago
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    5 days ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Petrit Halilaj jeton në Operën e Parisit si krijues i hapësirave për liri
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Petrit Halilaj jeton në Operën e Parisit si krijues i hapësirave për liri

Last updated: 12/02/2025 12:13 PM
94 Shikime
Shpërndaje
Imazhi i prezantimit të Petrit Halilajt nga Opera e Parisit e paraqet atë me një veshje që simbolizon dhelprën. Provokon edhe kësaj radhe, sikurse herëve të tjera, ku zakonisht luan me veshje që e paraqesin si shpend (Foto: Opera e Parisit)

“Çdo artist do të krijojë një vepër ekskluzive të frymëzuar nga përvoja e tyre dhe atmosfera unike e Pallatit Garnier, njësoj si paraardhësit e tyre të shekullit 19, të cilët të frymëzuar me vëllimet e Pallatit Garnier u dhanë formë veprave të tyre”, ka paralajmëruar Opera e Parisit. E, ai që do të krijojë një vepër të tillë – pasi për një muaj do të jetojë në këtë institucion – është Petrit Halilaj. “Arti i tij krijon një hapësirë për liri, dëshirë, intimitet dhe identitet…”, është mënyra se si ky institucion e përshkruan profilin artistik të artistit nga Kosova, shkruan KOHA.

Parisi është adresa e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj, gjatë muajit shkurt. Është përzgjedhur për rezidencë njëmujore në Operën e Parisit. Gjatë kësaj kohe Halilaj – veprat e të cilit janë ekspozuar në muzetë e galeritë më të njohura në botë – do të ketë mundësinë që të kalojë kohë me kastat e produksioneve operistike. Sipas programit me artistë në rezidencë do të krijojë një vepër, e cila nga pikëpamja e tij ndërlidh të kaluarën me të tashmen. 

Rezidenca e njërës prej shtëpive operistike më të njohura në botë është ideuar me rastin e 150-vjetorit të Pallatit Garnier, që është një prej dy hapësirave që përdorën nga institucioni i Operës së Parisit, krahas atij që njihet si Opera Bastille. Pallati është ndërtuar para një shekulli e gjysmë si hapësirë e Operës së Parisit dhe në nderim të Perandorit Napoleoni III. Posedon një mijë e 979 ulëse dhe monumenti parisien përdoret më shumë për shfaqjet e baletit. 

Mundesh me e lexu edhe…

Programi i sivjetshëm me artistë bashkëkohorë është titulluar “Projekti 12”. Sipas të dhënave të Operës së Parisit, Pallati Garnier është një tempull unik i krijimtarisë artistike. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kjo nismë i bën jehonë frymës vizionare të Charles Garnier, i cili, gjatë ndërtimit të Teatrit të Operës, mblodhi së bashku artistët më të mëdhenj të kohës së tij – piktorët, skulptorët dhe artizanët e Perandorisë së Dytë – për të kompletuar këtë kryevepër arkitekturore”, shkruhet në njoftim. 

Sa i përket rezidencës, Opera sqaron se të zhytur plotësisht në jetën e Operës së Parisit, artistët bashkëkohorë do të kenë mundësinë e rrallë të marrin frymëzim nga ritmet e saj të përditshme, të ndjekin provat dhe të angazhohen me valltarët, këngëtarët, muzikantët dhe zejtarët që mbajnë gjallë këtë institucion emblematik.

“Gjatë qëndrimit të tyre, çdo artist do të krijojë një vepër ekskluzive të frymëzuar nga përvoja e tyre dhe atmosfera unike e Pallatit Garnier, njësoj si paraardhësit e tyre të shekullit 19, të cilët të frymëzuar me vëllimet e Pallatit Garnier u dhanë formë veprave të tyre. Këto krijime, një dialog midis së shkuarës dhe së tashmes, do të dalin në ankand në fillim të vitit 2026, duke ua mundësuar klientëve të artit të mbështesin veprat bashkëkohore duke kontribuar në ndikimin e Operës së Parisit dhe duke përjetësuar traditën artistike që i dha formë kësaj hapësire legjendare”, shkruhet në njoftim. Aty qartësohet se përzgjedhja e artistëve është bërë nëpërmjet një dialogu midis vetë artistëve, galerive që i përfaqësojnë ata dhe ekipeve në Operës bashkë me Miqtë e Operës me qëllimin e përbashkët për të nderuar dhe mbajtur gjallë përsosmërinë vizionare të Charles Garnierit.

Kurse sa i përket prezantimit të Petrit Halilajt bëhet e ditur se ai ka ekspozuar në galerinë “Mennour” në Paris dhe është i dyti me radhë në rezidencë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Artisti kosovar Petrit Halilaj frymëzohet për punën e tij nga historia e fundit e atdheut dhe rrugëtimit të tij personal. Veprat e tij ambicioze – duke filluar nga skulptura, vizatimi dhe piktura deri te tekstet dhe performancat – shërbejnë si instrumente për kujtesë”, shkruan Opera e Parisit. 

Sipas këtij institucioni, nëpërmjet instalacioneve që thurin narrativa të ndërlikuara, Halilaj eksploron ndërlidhjen e njerëzve, bimëve dhe kafshëve. 

“Arti i tij krijon një hapësirë për liri, dëshirë, intimitet dhe identitet – një mbretëri elastike dhe rezistence ku historitë personale dhe kolektive mund të riformohen”, shkruhet në prezantimin që i ka bërë Opera e Parisit Halilajt. Imazhi i prezantimit të Halilajt e paraqet atë me një veshje që simbolizon dhelprën. Provokon edhe kësaj radhe sikurse herëve të tjera ku zakonisht luan me veshje që e paraqesin si shpend. Zakonisht shpezë nga Runiku i Skenderajt, vendlindja e tij. Vjet ia ka dalë që vendlindjen ta çojë deri në New York. Në prill të 2024-s ai arriti aty ku synon secili krijues në art bashkëkohor: Muzeun Metropolitan të Artit në New York. Tarraca e një prej pikave më të vizituara të artit pamor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në fund të vjeshtës ka pasur rrëfime të gjeneratave të ndryshme në Kosovë e rajonin ballkanik. 

“Abetare”, instalacioni poetik skulpturor i Halilajt, ka dërguar atje merimanga, mbishkrime, tituj këngësh, zogj e çka jo tjetër. Përjetime, zhgënjime, shpresë e imagjinatë të fëmijëve që dikur jetonin në ish-Jugosllavi, mandej në Kosovën e viteve ’90 nën okupim, fëmijëve që përjetuan luftën e mesazhe lirie të viteve të para të këtij shekulli. Gjithçka kishte nisur më 2010 kur shkolla e vjetër po zhdukej e të resë po i lëshohej vendi në fshatin e tij. Mbishkrimet mbi banka qenë “lënda e parë” për Halilajn. Artisti i lindur më 1986 e gëzon njëfarë fuqie që ky fshat – jo fort i njohur edhe për banorët e Kosovës – të jetë i pranishëm në majë të një prej muzeve më të njohur në botë. Në fund të 2023-s një “Boing 737” i “AeroMéxico” i Meksikës qe veshur me veprën e Petrit Halilajt dhe fluturonte në qiellin e dy kontinenteve. “Nga Runiku me dashni”, ishte mesazhi që la artisti i njohur botëror. 

Se cili do të jetë mesazhi që do të lërë në Operën e Parisit, saktësisht në Pallatin Garnier, mbetet të shihet. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    David Beckahm shpallet kalorës nga Mbreti Charles
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Paddington the Musical” sjell arushin e dashur në skenë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse bëkan koalicionet nëpër komuna, e jo edhe për qeveri?
TAGGED:Artilajme të miraOpera e parisitPallati GernierpeoplePetrit Halilajtop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm 5 përballje të forta në Kupën e Kosovës në futboll
Artikulli i ardhshëm KQZ: Integriteti i votës nuk është cenuar, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Shqipëri–Kosovë: Kalim kufitar pa kontrolle deri më 28 shkurt 2026

17 Shikime
Lajme të mira

Prishtina Kino Kabaret 2025 hap dyert për të rinjtë krijues

42 Shikime
Lajme të mira

Filharmonia e Kosovës sjell ciklin e koncerteve për piano të Beethovenit

40 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?