katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    SHBA sot feston Ditën e Pavarësisë
    3 hours ago
    Gërvalla dhe Backes zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional
    3 hours ago
    Moti sot në Kosovë: Temperatura deri 37°C.
    3 hours ago
    Pishina e Gërmisë hapet më 8 korrik, vonesa “për shkak të thatësisë”
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani uron SHBA-në: “Nga populli më pro-amerikan në botë, Gëzuar 4 Korrikun!”
    17 minutes ago
    Dogana Morinë-Vërmicë, shembull i bashkëpunimit të suksesshëm Shqipëri-Kosovë
    23 minutes ago
    NGOM Fest 2025 nis me atmosferë magjike në Kalanë e Prizrenit
    1 hour ago
    Rendimente të larta në Gjakovë: Fermerët nisin herët fushatën e korrje-shirjeve
    1 hour ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Hip-Hop me orkestër në tjetër dimension me këngët e MC Kreshës dhe Lyrical Son
    7 minutes ago
    Kori ‘Siparantum’ në European Choir Games Aarhus 2025
    2 hours ago
    Kosova – një histori suksesi, nga shtet përfitues në një partner kontribues në Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim
    14 hours ago
    ‘BTS’ konfirmon rikthimin me album dhe turne botëror
    15 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    2 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    2 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    4 days ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    5 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    1 week ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    1 week ago
    Gjipe dhe Grama mes plazheve më të bukura të Evropës për 2025
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: PinkPong, ndërgjegjësimi ndaj muajit rozë përmes sportit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

PinkPong, ndërgjegjësimi ndaj muajit rozë përmes sportit

Last updated: 31/10/2023 7:13 PM
105 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Tetori Rozë tashmë është bëre simbol për ngritjen e vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit. Ka disa vite që një mori aktivitetesh mbahen përgjatë këtij muaji duke u dhënë shpresë për të ecur përpara të prekurave me kancer dhe atyre që e kanë sfiduar sëmundjen.

Klubi i Ping Pongut Priping në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta Vita” organizoi këtë fundjavë turneun tradicional, “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Lumnie Citaku është e mbijetuar e kancerit të gjirit dhe ajo mendon se aktivitete të tilla sportive, janë shumë të rëndësishme për rritjen e vetëdijesimit për luftimin e kësaj sëmundjeje.

lumnije Çitaku

Mundesh me e lexu edhe…

Osmani uron SHBA-në: “Nga populli më pro-amerikan në botë, Gëzuar 4 Korrikun!”

“Sigurisht që më jep ndjesi të mirë, sepse dita ditës po vetëdijesohen të gjitha gratë që të bëjnë kontrolle më të shpeshta, të ketë diagnostifikim më herët, si dhe sigurisht që të ketë parandalim për këtë sëmundje, e cila është një sëmundje tinëzare dhe një sëmundje mjaft e rëndë. Vetëm unë dhe të gjitha gratë e tjera që e kanë kalu këtë sfidë e dijmë sa është e vështirë,” thotë Lumnije Çitaku.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta Vita”, ka punuar pa pushim për 18 vjet për informimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës për sëmundjen e kancerit, parandalimin dhe diagnostifikimin e hershëm të saj. Dhe kjo duket se po jep rezultat. Drejtori i Onkologjisë Ilir Kyrtishi theksoi përparimin e dukshëm në zbulimin e hershëm në 3-4 vitet e fundit falë aktiviteteve sikurse që është Tetori Rozë.

ilir kurtishi

“Ka indikatorë që kjo sëmundje 3-4 viteve të fundit po zbulohet herët falë këtyre aktiviteteve dhe falë këtij përkushtimit që bëhet nga njerëzit të vullnetit të mirë, nga njerëzit profesional që merren me këtë sëmundje duke shpërnda informata dhe duhet të jetë një shtytje edhe më e madhe nga Qeveria që programet nacionale të jenë domosdoshmëri, sidomos për kancerin e gjirit, qafës së mitrës dhe zorrës së trashë,” tha Kurtishi.

Ai bëri thirrje qytetarëve e në veçanti grave që të tejkalojnë hezitimin, stigmën, paragjykimin dhe të inkurajojnë njëra-tjetrën që të kryejnë ekzaminime të rregullta të gjirit të paktën një herë në vit.

Ndërsa drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, thekson rëndësinë e të qenit aktiv.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
izet sadiku

“Në fushatën që kemi pasur sivjet për kancerin e gjirit, kemi inkuadruar edhe shumë aktivitete sportive sikurse janë basketbolli, futbolli, volejbolli e pingpongu, të gjitha. Qëllimi jonë ka qenë që ta prekim çdo pore të jetës me qëllim që fansat e këtyre kategorive dhe këto kategori kanë ma shumë ndikim te fansat e tyre sesa vet ne mjekët dhe punëtorët shëndetësorë. Unë besoj se angazhimi i shumë strukturave të ndryshme dhe shumë aktiviteteve e fushave në këtë fushatë, e bënë ma kolorite fushatën dhe ma dobiprurëse, ” Izet Sadiku.

Në gusht të këtij viti në Prishtinë janë realizuar 80 mamografi, ndërkaq në tetor janë realizuar 785 mamografi brenda 20 ditësh. Sipas Sadikut, kur bëhen fushata të mira dhe gjithëpërfshirëse, rezultatet janë të prekshme.

“Sot, arma kryesore që e kemi kundër kancerit të gjirit është zbulimi i hershëm…. Kur e bën fushatën me kauzë të qëlluar – të bashkohen njerëzit,” tha Sadiku.

Ai po ashtu shprehu falënderimin edhe ndaj mediave për punën dhe kontributin që kanë dhënë viteve të fundit në promovimin e këtyre aktiviteteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, duke u shprehur se përgjatë muajit rozë mediumet kanë dhënë më të mirën për të kontribuar në këtë kauzë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mirënjohje për mediat shpreh edhe Nafije Latifi, themeluese e organizatës “Jeta Vita”.

Nafije Latifi

” Gjatë gjithë këtyre viteve është bërë shumë punë në ndërgjegjësimin e popullatës. Në këtë drejtim na kanë ndihmuar shumë mediat, sepse, ne nëse nuk kemi mundur të shkojmë te çdo familje, mesazhi ynë është përcjellë nga mediat… Është mbërrijtur sensibilizimi i popullatës, por edhe sensibilizimi i institucioneve që këtij problem t’i kushtohet kujdes shumë më i madh.” – Nafije Latifi –

Zonja Latifi shpjegon se nga këto fushata dhe avokimet e përvitshme është krijuar reparti i onkologjisë, janë ngritur kapacitetet e shërbyesve shëndetësorë dhe janë rritur mundësitë dhe qasja për ekzaminimet përmes mamografisë. E këtë e kanë mundësuar sipas saj aktivitetet e ndryshme, përfshirë këtu edhe evenimentet sportive sikurse PinkPong-u.

Bashkëorganizator i këtij turneu për pesë vite me radhë është edhe Rotary Club Prishtina Newborn. Arjeta Pajaziti-Qerimi, anëtare e këtij klubi shpjegon më shumë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Arjeta Pajaziti-Qerimi

” Ideja kur është shpalos në klubin tonë ka gjetur përnjëherë përkrahje. Kështu që iu kemi bashkuar (aktivitetit) dhe ky është aktivitet i rregullt të cilin e bëjmë. PinkPongu është ajo që ne e shënojmë muajin e vetëdijesimit ndaj kancerit.” – Arjeta Pajaziti-Qerimi –

Aktivitetet në muajin tetor, të njohur në tërë botën si tetori rozë mbahen për të nxitur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Kur, qytetarët i bashkohen fushatës, ata bëhen një zë i të prekurave dhe atyre që i kanë mbijetuar, duke iu dhënë forcë për të vazhduar pëprara.

Edicionin #28 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Kaltrina Zhushi
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    4 aspekte të Fitness-kulturës dhe dietë-kulturës që DUHET me i rimendu
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Fuqizimi i grave në Mitrovicë përmes agro-turizmit
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Taco-supë; supa meksikane që DUHESH me e kërku
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Brokolli-pica; versioni “healthy” që s’ja len keq as super-shijes
TAGGED:aktivizmi qytetarkancerimuaji rozendergjegjesimipeopleTetoritopTophomeTurneu PinkPong

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pas Harry Styles, Dua Lipa renditet ylli i ri më e pasur në MB nën 30 vjeç
Artikulli i ardhshëm Si u bënë kungujt simbol i festës së Halloweenit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Hip-Hop me orkestër në tjetër dimension me këngët e MC Kreshës dhe Lyrical Son

1 Shikim
Lajme të miraPeople

Kori ‘Siparantum’ në European Choir Games Aarhus 2025

10 Shikime
Lajme të miraPeople

Kosova – një histori suksesi, nga shtet përfitues në një partner kontribues në Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?