Pas suksesit të Endrita Brahimit, kadetës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila pranoi Monedhën e Komandantit, në kuadër të kursit të kryer në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sandhurst, një sukses tjetër u shënua nga Agron Bojku, gjithashtu pjesëtar i Forcës së sigurisë së Kosovës.
Agron Bojku u shpall ndër më të mirët në garën “Luftëtari më i mirë” në Iowa të ShBA-së.
Kështu njoftoi Forca e Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook.
“Pjesëtari i FSK-së ia doli të renditet ndër më të mirët në garën ushtarake “Luftëtari më i mirë”, garë kjo e mbajtur në shtetin e IOWA-s në ShBA”, thuhet në njoftim.
Gara “Luftëtari më i mirë” mbahet në Kampin Dodge, ku ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë.
Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, po garojnë në Iowa për herë të parë në shtatë vjet./Katror.info