Stacioni Policor në Ferizaj, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Qendrën për Punë Sociale, ka shpërndarë 16 pako ushqimore për familjet në nevojë në këtë komunë. Secila pako kishte një vlerë prej 140 eurosh, shkruan Katror.info.
Këto pako janë siguruar nga të hyrat e mbledhura gjatë aktivitetit humanitar “Vrapojmë me Policinë Tonë”, një minimaratonë e organizuar më 12 qershor 2025, me rastin e Ditës së Çlirimit të Ferizajt.
Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e solidaritetit, shëndetit dhe sportit në shërbim të komunitetit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në minimaratonë, të cilët përmes blerjes së fanellave kontribuan në ndihmën për familjet që kanë më së shumti nevojë./Katror.info