Posta e Kosovës i ka hapur pikat e saj dhe ka filluar shërbimet postare në katër komunat veriore.
“Posta e Kosovës ka hapur pikat e saj në katër komunat, përmes tyre ajo po ofron shërbime postare si dhe të pagesave për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale”, ka njoftuar Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokit, Leposaviqit dhe Zveçanit tani mund të kryejnë pagesat e ndryshme institucionale në këto pika./Katror.info