Përfshirja në botën e hulumtimit planetar pa dyshim se ishte një ëndërr për astronomen shqiptare nga Kosova, Pranvera Hyseni.
Ajo para pak ditësh me krenari përfaqësoi hulumtimin e saj të doktoratës në një nga konferencat më të mëdha shkencore në SHBA, organizuar nga Shoqata Amerikane Gjeofizike (AGU) në San Francisko, shkruan Albinfo.
“Posaçërisht, krenaria më e madhe ishte përfaqësimi i Republikës së Kosovës në këtë ngjarje prestigjioze. Keep pushing boundaries, because your passion can turn dreams into reality. Faleminderit familjes, mentorëve, kolegëve, dhe të gjithë dashamirësve për vlerësimin dhe përkrahjen tuaj”, shprehet Pranvera.
Kujtojmë se Pranvera Hyseni është gjithashtu themeluese dhe Drejtore e “Astronomy Outreach of Kosovo”, si dhe kontribuese në vendin e lindjes në Kosovë për fushën e astronomisë, program ky me më shumë se 200 pjesëmarrës, që punon për të ngjallur interesim për astronominë mes fëmijëve në gjithë Kosovën.
Duhet theksuar se shoqata gjithashtu ka dhuruar një shumë të konsiderueshme për të mbështetur ndërtimin e observatorit të parë në Kosovë.
Pranvera është merita për sjelljen e shkencës së astronomisë tek qytetarët e Kosovës, si dhe te njerëzit në mbarë botën, duke zhvilluar një program efektiv dhe të qëndrueshëm të shtrirjes së astronomisë./Katror.info